CSKA merr sërish frenat e Euroleague, humbasin Milano e Panathinaikos

CSKA Moskë ka marrë sërish e vetme kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj, pas takimeve të para të raundit të 11-të (mbyllet sot). Skuadra ruse fitoi me lehtësi 92-76 ndaj Brose Basket, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit, sfidë ku për ekipi moskovit u dallua Nando de Colo, autor i 20 pikëve (5 lojtarë realizuan mbi 12 pikë për miqtë). Për CSKA-në ky është suksesi i nëntë sezonal, ndërkohë që ka fituar edhe ekipi tjetër rus, ai i Khimki Moskë, që mundi 77-71 Armani Milano, ndeshje e luajtur në qytetin italian. Shved me 29 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për rusët, që korrin suksesin e shtatë sezonal.

Euroleague

Zhgënjen skuadra greke e Panathinaikos, që u mund 80-74 në Lituani nga Zalgiris Kaunas, ndeshje me rivalitet, por që u fitua me meritë nga vendasit, që bënë diferencën në periodën e tretë. Shënuesi më i mirë ishte Jankunas me 17 pikë, duke i bërë të pavlefshme 16 pikët e Pappas për grekët. Baskonia Gasteiz fitoi 88-82 derbin iberik ndaj Unicaja Malaga, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku për vendasit u dallua Timma me 24 pikëm, që fitoi duelin me Waczynski (25 pikë). Fitone dhe ekipi i Maccabi Tel Aviv, që mposhti 94-91 Valencia pas një ndeshje spektakolare, e hapur deri në fund dhe ku diferencën e bëri dyshja Jackson-Thomas (41 pikë).

Euroleague

EUROLEAGUE, – RAUNDI I 11-TË

7 dhjetor, Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 80-74

7 dhjetor, Brose Basket – CSKA Moskë, 76-92

7 dhjetor, Maccabi Tel Aviv – Valencia, 94-91

7 dhjetor, Baskonia Gasteiz – Unicaja Malaga, 88-82

7 dhjetor, Armani Milano – Khimki Moskë, 71-77

8 dhjetor, Crvena Zvezda – Anadolu Efes, ora 19:00

8 dhjetor, Olympiacos – Real Madrid, ora 20:00

8 dhjetor, Barcelona – Fenerbahce, ora 21:00

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here