Nadal dhe Muguruza kampion bote të ITF

Spanjollët Rafael Nadal dhe Garbine Muguruza janë shpallur kampion bote nga Federate Ndërkombtare e Tenisit. Pas 19 vitesh përsëri këtë çmim e fitojnë teniserë nga i njejti shtet.

Nadal i cili e  ka fituar këtë titull për herë të tretë ka bërë një rikthim senzacional duke e fituar për herë të 10-të French Open pas një dëmtimi në vitin 2016.

Spanjolli nga Majorka e përfundoi vitin si tenisti numër një në renditjen e teniserëve.

Muguruza e fiton këtë çmim për herë të parë, pas fitimit të Wimbledon dhe ngjitjen e saj në pozitën e parë në renditjen e  tenisereve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here