Avantura e Bale te Reali i Madritit po mbaron

Bale gjatë lojës me Levanten

Gareth Bale është lojtarë me kualitete të mëdha dhe për këtë nuk ka dyshim mirëpo është futbollist i cili lëndohet shpesh.

Erdhi nga Tottenham si përforcim i madh, por mund të thuhet se nuk i dha rezultatet e tij plotësisht. Bale u bë pjesë e rëndësishme e skuadrës por asnjëhere më i miri, ndikim për këtë ka sigurisht Cristiano Ronaldo, kurse kohëve të fundit është gjithnjë e më shpesh jasht fushe.

Kështu si po ecin gjërat duket se për Bale dhe Realin e  Madridit do të ishte më së miri largimi i tij nga klubi. Për momentin nuk ka ofertë konkrete por një nga klubet më të interesuara mbetet Manchester United.

Maurisio Poketino me deklaratën e tij ka rritur spekulimet e mediave për largimin e Bale nga Madridi.

„Ai është një lojtar fantastik. Nuk kam njerëz të afërt të Bale por asnjëherë nuk mund ta dimë se çfarë mund të ndodhë në futboll“. Është shprehur Poketino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here