Janë zbuluar detajet e konfliktit në “Old Trafford”

Derbi i Manchesterit përfundoi si “përleshje” në tunelin dhe dhomat e zhveshjeve të “Old Trafford”.

Pjesëtarët e stafit teknik të “qytetarëve”, euforikë pas triumfit, e dërguan këtë mesazh tek Ibrahimoviç: “Ibra, ju flisni shumë, por lëvizni pak”. Këta anëtarë shkuan shpejt në dhomën e zhveshjes së Manchester City, ndërkohë që lojtarët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit po vallëzonin dhe këndonin në tunelin e stadiumit. Manchester United e kuptoi se ky ishte një provokim dhe që nga ai moment, një përleshje nisi mes të dyja skuadrave, me goditje mes të dyja palëve, sipas burimeve të klubit të “Djajve të Kuq”. Rreth 20 vetë morën pjesë në përleshje dhe u hodhën në erë shishe plastike të pijeve tipike energjike. Lojtarët e Guardiolës festuan në dhomën e tyre të zhveshjes triumfin, që i vendos ata me një avantazh prej 11 pikësh, goxha larg nga Manchester United.

 

Në atë moment, Mourinho, duke kaluar i vetëm nëpër tunelin e stadiumit, një domosdoshmëri për të shkuar te të tijtë, iu afrua dhomës së zhveshjes së mysafirëve duke kërkuar prej tyre më shumë respekt dhe takt në fitore. Megjithatë, fjalët e tij nuk rrinin mirë me Edersonin, portierin brazilian të Manchester City, i cili e kuptoi portugezin në gjuhën e tij reagoi. Filluan fyerjet e ndërsjella, zhurma dhe trazirat, një rrëmujë e madhe, disa minuta pas përfundimit të ndeshjes dhe humbjes lokale të “Djajve të Kuq”. Momenti më konfliktual ndodhi kur Lukaku, ndër të tjera, hodhi një shishe që, në veçanti, goditi një mjek të Manchester City, duke rezultuar në plagë.

Përveç kësaj, Mikel Arteta, ish-lojtar dhe një nga ndihmësit e Pep, gjithashtu, përfundoi disa lëndime në ballë nga goditje me një shishe plastikoje. Arteta ishte në dhomën e zhveshjes, por, i alarmuar nga zërat për rrahje, u sulmua kur doli të kuptonte se çfarë po ndodhte. Këtë të hënë, “Mirror” publikoi disa fotografi të spanjollit, që dilte nga dhomat e zhveshjes me dorën në ballin e tij. Së fundi, policia duhej të shkonte në afërsi të dhomave të zhveshjes, derisa të dyja skuadrat u larguan nga “Old Trafford”. Federata angleze është duke hetuar përleshjen dhe, pas asaj që ka ndodhur, ka kërkuar një shpjegim nga të dyja klubet. Manchester United dhe Manchester City kanë kohë deri të mërkurën që t’i përgjigjen federatës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here