Guardiola është “mbret” në Premier League

Polemikat rreth pyetjeve a është guardiola një ndër strategët më të mirë ende vazhdojnë.Derisa fansat debatojnë, Spanjolli po vazhdon të thyej rekorde.

Me fitoren e djeshme skuadra e Cityt regjistroi 15 fitore rradhazi dhe në këtë mënyrë thyen rekordin e Arsenalit i cili kishte arritur fitore në 14 ndeshje rradhazi. Ky është një fakt plus deri ku ka arritur filozofia e Guardiolës, mos harroni se ai ka fituar edhe Ligën e Spanjës dhe Bundesligën.

Me skuadrën e Bayernit arriti të korrë 19 fitore rradhazi kurse me atë të Barcelonës 16.

“E di se kemi thyer rekordin e Arsenalit, por kjo nuk don të thotë se duhet të lirohemi.Ju kam thënë futbollistëve statistikat do ti shikojmë pas perfundimit të sezonit, qëllimi i jonë tani është të jemi më të mirë se kundërshtarët”, deklaroi Guardiola.

Me këtë fitore City mbetet me 11 pikë diferencë para United.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here