Iniesta: Skuadrës i duhen përforcime

Gjatë janarit, Barcelona pritet të bëjë përforcim për të qenë ndër favoritët kryesor për fitimin e kampionatit dhe të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori kryesor i Barcelonës, Andres Iniesta së fundmi ka folur rreth lojtarëve që duhet t’i transferojë klubi i tij.

Sipas numrit tetë, Barcelona duhet ta transferojë Philippe Coutinhon nga Liverpooli dhe kolumbianin e talentuar Yerry Mina që aktivizohet me Palermias.

“Coutinho dhe Minajanë të mirëpritur në klub. Mendoj se do të ishin dy përforcime shumë të mëdha për skuadrën tonë”, ka deklaruar Iniesta.

“Blerja e këtyre dy futbollistëve është shumë e vështirë, por besoj se do të ishin përforcime të mëdha”.

“Si Mina ashtu edhe Coutinho janë mësuar me presionin të luajnë në klube të mëdha dhe mendoj se do të ishin përshtatur te Barcelona”, ka deklaruar Iniesta.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona ka gati rreth 15 milionë euro për transferimin e Minas nga Palermias

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here