Sandro Wagner do të jetë nga 1 janari futbollist i Bayernit të Mynihut.
Pasi kaloi vizitat mjekësore, 30-vjeçari i Kombëtares Gjermane, i cili ishte pjesë e Hoffenheimit, firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët e Bundesligës deri në Qershor të 2020-ës. Wagner do të mbajë veshur fanellën me numër 2.
Drejtori sportive i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, u shpreh shumë i gëzuar për këtë afrim të ri, duke kujtuar se nën urdhrat e Jupp Heynckes vihet një tjetër element i rëndësishëm i “Pancerave”. “Ne jemi të bindur që Sandro do ta rritë cilësinë e skuadrës me klasin dhe eksperiencën e tij,” – e mbylli prononcimin e tij për faqen e klubit Salihamidzic.