Zidane: Barça është skuadër e fortë, por jemi të sigurt që mund të fitojmë

Trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është 100 për qind i gatshëm për El Clasicon e së shtunës me Barcelonën.

Ylli portugez nuk është trajnuar me shokët e tij deri të premten pas një tronditje në këmbë kundër Gremios të shtunën e kaluar, por ai është i gatshëm të luaj në Bernabeu ndaj Barcelonës, ashtu sikurse janë gjithë lojtarë të gatshëm për El Clasico.

Cristiano është 100 për qind i aftë dhe gati për El Clasico”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ai është trajnuar shumë fortë dhe ka bërë gjithçka në mënyrë që të jetë gati për këtë ndeshje dhe pas pushimit, ne do të diskutojmë për situatën (lidhur me kontratën e tij)”.

“Edhe lojtarët tjerë janë të gatshëm, ne jemi gjithmonë të gatshëm për këto lloj ndeshjes”.

“Gjithkush mendon për këtë ndeshje dhe ata janë padyshim të rëndësishëm gjatë gjithë sezonit, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë pasi e shtuna është vetëm një ndeshje për ne, tre pikë të tjera që mund të fitojmë”.

“Është e rëndësishme në kontekstin e ligës, kemi më shumë për të humbur për shkak të situatës së ligës që jemi paksa mbrapa”.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit tonë deri më sot, dhe fitorja e El Clasico është gjithmonë e bukur”.

“Barcelona është një skuadër e fortë dhe ju mund ta shihni këtë në renditje, por jemi të sigurt se mund ta fitojmë ndeshjen, siç jemi gjithmonë”, përfundoi francezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here