Arda Turan po largohet nga Barcelona

Ka lënë Barcelonën, momentalisht vetëm provizorisht, për të bërë pushime në Turqi, por futbollisti Arda Turan, është vetëm një hap larg përfundimit të aventurës së tij me klubin katalanas, dhe rikthimit të tij në Super Ligën turke.

Konkretisht, referuar mediave truke, Besiktas është favorit për të siguruar shërbimet e futbollistit blaugrana, në një transferim që mund të ndodhë në ditët në vijim.

Gjatë ditëve të kaluara, situata raportohet të ketë ndryshuar në mënyrë radikale, të paktën sipas raportimeve nga mediat turke. Menaxheri i futbollistit, Ahmet Bulut, do të takohet me presidentin e Besiktas për të konkluduar marrëveshjen, që duket se ka edhe miratimin e trajnerit të klubit turk, Senol Gunes, që në të njëjtin repart ka edhe Quaresma, Babel dhe Lens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here