Milan me sy nga Dembele

Lucas Biglia rezultoi një dështim, Franck Kessie nuk po bind ndërsa Ricardo Montolivo është në vitet e fundit të karrierës së tij.

Milani i këtij sezoni është një dështim total por për të përmirësuar disi situatën, drejtuesit kuqezinj kanë hedhur sytë nga merkato dhe po kërkojnë një mesfushor të fortë dhe me vizion për lojën për t’i dhënë një tjetër shtysë skuadrës.

I përzgjedhuri i Fassones dhe Mirabellit është belgu i Tottenham Hotspur Mousa Dembele. Lojtari i skadon kontrata me Spurs-at në qershor të 2019-tës dhe në këto momente realizimi i këtij operacioni merkatoje duket shumë i vështirë për Milanin por kuqezinjtë do të provojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here