Conte: Pa përforcime në sulm s’ka trofe

Antonio Conte nuk është aspak i lumtur me sjelljen e drejtuesve të Chelseat. Trajneri italian, i cili udhëhoqi skuadrën drejt një suksesi të paparashikueshëm në Premier League sezonin e kaluar, nuk po merr përgjigjet e duhura sa u përket kërkesave të tij për përforcime në merkato.

Conte po këmbëgul për afrimin e një sulmuesi cilësor, për ta patur si alternativë për spanjollin Alvaro Morata, që ka shënuar 11 gola në 23 ndeshje në total.

Italiani ua ka bërë të qartë drejtuesve se nëse nuk vjen një sulmues tjetër, nuk duhet të pretendojnë për trofe në këtë sezon.

“Mendimin tim do ta jap kur të flas me drejtuesit, por fjalën e fundit dihet që e thotë klubi,” – është shprehur së fundmi Conte.

Sa herë që Morata nuk është në fushë, Chelsea vuan shumë për të gjetur golin, sikurse ndodhi në sfidën e fundit në fushën e Evertonit, që u mbyll 0-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here