Manchester United barazon, Chelsea nuk fal në Stamford Bridge!

Manchester United barazoi në shtëpi, 2-2 nga Burnley, duke konfirmuar se titulli kampion mbetet një utopi për skuadrën e Jose Mourinho, që ka 12 pikë më pak se Manchester City kryesues, edhe pse ka luajtur një ndeshje më shumë.

Në minutën e tretë, Barnes gjeti golin e avantazhit për Burnley, ndërsa dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Steven Defour dyfishoi avantazhin e miqve duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Sapo nisi pjesa e dytë, “Djajtë” u futën në lojë me golin me finte të Jese Lingard, dhe po ky autor shmangu humbjen me golin e dytë në “Old Trafford”, në minutën e parë shtesë…

Chelsea fitoi 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Brighton. Në minutën e parë të pjesës së dytë, Alvaro Morata shënoi me kokë pas krosimit të ardhur nga Cesar Azpilicueta. Ndërsa një tjetër spanjoll, sërish me kokë, Marcos Alonso, shënoi golin e dytë për blutë. Chelsea është në vendin e tretë me 1 pikë disavantazh nga Manchester United.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here