Montella në stolin e Sevillas?

Vincenzo Montella mesa duket nuk do të qëndrojë shumë kohë pa punë, pasi tashmë një ofertë është në tavolinën e tij.

Ish-trajneri i Milanit i cili u shkarkua nga stoli i kuqezinjve rreth një muaj më parë pëlqehet shumë nga drejtuesit e Sevillas.

Këta të fundit kanë filluar kontaktet me italianin në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e klubit andaluzian.

Sevilla ditë më parë shkarkoi nga puna argjentinasin Eduardo Berrizon shkaku i rezultateve të dobëta.

Në anën tjetër për stolin e Sevilla është në garë edhe Luis Enrique.

Klubi ka paralajmëruar se trajneri i ri do të zgjidhet para ndeshjeve të janarit.

Sevilla vitet e shkuara ka pasur shumë suksese, sidomos në Ligën e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here