Barcelona: Ish-sulmuesi i Real Madridit do të transferohet te Katalanasit

Barcelona këtë vit është fantastike edhe në La Liga edhe në Ligën e Kampionëve, por Valverde nuk dëshiron që gjërat të ndryshojnë.

Dembele po rikuperohet, Alcacer është lënduar kurse Deolofeu nuk po i jep rezultatet e pritura prandaj Valverde dëshiron përforcime në sulm.

Sipas mediave Spanjoll Valverde e dëshiron sulmuesin e Almerias Jose Angel Poco.

Poco vjen nga akademija e Realit kurse karierën profesionale e filloi te Manchester City, mirëpo nuk arriti të bind dhe u transferua në Almeria.

Këtë sezonë në Segunda ka shënuar 2 gola në 14-të ndeshje, mirëpo kualitetet e tij nuk mbetën pa rënë në sy dhe si duket në Janar do të transferohet në “Camp Nou”.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here