5 yjet e Manchester United qe mbesin pa kontratë këtë vit

Janë bërë 22 vite që kur futbollisti belg Jean-Marc Bosman fitoi një çështje gjyqësore e cila lejonte largimin e lojtarëve nga skuadrat respektive pa para.

Këtë vit Manchester United mund të përballet me një problem të tillë pasi ka disa lojtarë që mund të largohen falas për shkak të skadimit të kontratave. Ky duket te jetë një problem i madh për këtë klub pasi që bëhet fjalë për disa nga lojtarët kyç të skuadrës.

Zlatan Ibrahimoviç është njëri nga këta lojtarë i cili pas lëndimit në gju po aktivizohet më pak gjë që mund ta shtyej të largohet nga kjo skuadër.

Ander Herrera– një situatë e paqartë për këtë futbollist pasi që as klubi nuk ka një vendim zyrtar lidhur me këtë çështje, Mourinho ka kërkuar një blerje në msfushë por kjo nuk do të thotë që Herrera nuk do luftojë për një vend në formacion.

Marouan Fellaini– Tratativat për një vazhdim kontrate kanë dështuar dhe duket se ai këtë sezon do të largohet nga Manchester.

Michael Carrick– futbollisti 36 vjeçar dikur pikë kyçe e kësaj skuadre ështe përballur me një çrregullim të ritmit të zemrës dhe largimi nuk do ishte një çudi.

Daley Blind- lojtari që përdoret në fushë në disa pozicione mund ti japë fund aventurës në Manchester ku një gjë të tillë nuk e mohoi as babai i vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here