Agjenti i Klopp përjashton Bayernin!

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp nuk do të kthehet në Gjermani tek gjigandët e Bavarisë, transmeton këshilltari i tij.

Agjenti i Klopp ka mohuar çdo mundësi që lidhin atë me Bayern Munchen duke i siguruar edhe fansat e Dortmund pasi që kjo për ta do të konsiderohej një lloj tradhtie.

Jurgen Klopp me Borussia Dortmund fitoi për dy vite rresht kampionatin gjerman dhe kjo është një prej arsye që përse bavarezët kanë shfaqur interes të madh për të.

Kjo vërehet edhe nga fakti që shumë lojtarë që i kishte në dispozicion Klopp te Dortmund sot luajnë për bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here