Diego Simeone do të rikthehet në Seria A si trajner i Interit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pritet që të rikthehet në Serie A, por këtë herë si trajner i Interit.

 Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Giovani Simeone, i cili luan tek Fiorentina, shkruan Goal.com.

Simeones kontrata me Atletico Madridin i skadon në vitin 2020 dhe sipas të gjitha gjasave ai do të plotësojë dëshirën e tij që të rikthehet në Milano si trajner i “zikaltërve”.

 Simeone kishte luajtur dy vite si lojtar i Interit, dhe në sezonin 1997/98 kishte fituar trofeun e UEFA Cup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here