Te PSG është i panevojshëm, te United do të jetë përforcimi i vitit!

Paris Saint Germani do të duhet të shesë gjatë merkatos dimrore për ti plotësuar kushtet e Fair Playt Financiar të UEFA-s.

Për këtë shkak shumë futbollist të Parizienëve janë në shitje, kurse sipas mediave angleze Mourinho është i interesuar për njërin prej tyre.

Sipas “Telegraf”  “The Special One” është i interesuar për Lucas Moura për shkak se dëshiron ta përforcojë skuadrën në repartin ofanziv.

Moura këtë sezonë nuk është në plan të parë te PSG, kurse klubi është i gatshëm ta shesë atë për 30-40 milion euro.

Ende nuk është e ditur nëse Mourinho është i gatshëm ta paguajë një shumë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here