Gjykata dënon këngëtaren shqiptare, kërcënoi yllin e Milan

Kishte nisur si një histori dashurie mes dy talenteve të kristalta, por përfundoi shëmtuar në gjykatë.

Në vitin 2014, ylli turk i Milan, Hakan Calhanoglu, asaj kohe pjesë e Bayer Leverkusen, kishte rënë në dashuri me këngëtaren shqiptare, Anita Latifi, që në atë periudhë u shndërrua në personazh publik për shkak të pjesëmarrjes në një shfaqje talentesh në Gjermani.

Por, në të njëjtën periudhë, futbollisti shumë i talentuar ishte i fejuar me Sinem, vajza me të cilën më pas u martua.

Një marrëdhënie ajo e turkut me këngëtaren shqiptare që zgjati disa muaj, por Sinem e fali futbollistin. Me një kusht: Calanoglu duhej të shkëpuste të gjitha marrëdhëniet me dashnoren. U tha, u bë. Hakan la Anitën, që nga ana e saj nuk e mori aspak mirë këtë veprim. Aq sa vetëm pak muaj më vonë u rishfaq në jetën e futbollistit, kësaj here me një akuzë bombastike.

Në fakt, Latifi asaj kohe deklaroi dhe pretendoi nëpërmjet mediave se Calhanoglu e kishte lënë shtatzënë dhe më pas, duke mos dashur të njohë atësinë, e kishte qëlluar dhe detyuar nën presion psikologjik të furishëm, që të abortonte kundër vullnetit të saj. Me këtë pretendim, shqiptarja Latifi, e ndihmuar edhe nga një mik i saj gazetar, kërkonte një dëmshpërblim prej 250 mijë euro.

Por, tani situata u qartësua. Këngëtarja shqiptare nuk kishte ngelur kurrë shtatzanë në të vërtetë. Ishte një gënjeshtër ajo e saja, e vënë në lojë vetëm për të kërcënuar futbollistin, me qëllim zhvatjen e shumës së parave. Kjo pavarësisht se gjatë të gjithë procesit, Latifi vazhdonte të insistonte se kishte abortuar. Në përfundim, këngëtarja u dënua me 70 orë shërbim social të detyruar për dëshmi false dhe disinformacion. Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt do të çelet edhe procesi kundër gazetarit, mikut të shqiptares Latifi. Gjëja më e rëndësishme mbetet fakti që ylli i Milan, Calhanoglu dëshmoi pafajsinë e tij ndaj akuzave të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here