Romma-Nainggolan drejt ndarjes!

Historitë e natës së Vitit të Ri ku Nainggolan u shfaq në gjendje të dehur, duket se kanë hapur skenarë aspak të pëlqyeshëm. Nuk flitet vetëm për gjobë ndaj futbollsitit belg, por orët e fundit janë shtuar dyshimet se ai mund të përfundojë në merkato.

Nje ofertë 40 milionëshe ka ardhur nga Kina e largët e cila drejtohet nga Fabio Canavaro dhe është e interesuar ta blejë që në janar.

Drejtori i Romës tha:“Kush nuk ka mentalitetin fitues nuk mund të qëndrojë në Romë, sepse duhet të respekt” janë sinjali për të gjithë futbollistët se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe për askënd. Dhe Nainggolan nuk bën përjashtim nga të tjerët. E vështirë që ai të përfundojë në merkato në janar, por në qershor ofertat për të do të merren seriozisht.

Deklaratë që ngjallë shumë interesim por Roma mesa duket i ka sytë tek 20 vjeçari Nicolo Barella i cili është ndër më të spikaturit në Seria A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here