Heynckes deklaron “Nuk e shesim Vidal”

Objektivi i Chelsea Arturo Vidal nuk do të largohet nga gjigandët gjerman ka thënë Jupp Heynckes.

Në një konferencë për shtyp të shtunën ai tha që nuk ka asnjë kontakt mes Chelseas dhe Bayernit dhe se bavarezët nuk do ta shesin asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përflitej se Chelsea ishte e gatshme të ofronte 33 milionë funta vetëm që ta sillte kilianin në Stamford Bridge.

Trajneri i Chelseas Antonio Conte i cili ka fituar tituj në Juventus bashkë me Arturo Vidal deklaroi për kilianin se çdo herë dëshiron ta ketë me vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here