Roma konfirmon: Nainggolan do të luajë kundër Interit

Njëri nga lojtarët më të mirë të Romës, Radja Nainggolan  do të rikthehet me skuadrën e Romës kundër derbit ndaj Interit.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Romës Eusebio Di Francesco.

Belgu ishte jashtë formacionit kundër Atalantas për shkak të skandalit  gjatë vitit të ri.

Nainggolan shpërndau një video në të cilën ishte i dehur duke tymosur dhe duke sharë.

Nuk kemi probleme Nainggolan është ktu me ne dhe do të jetë i pranishëm kundër Interit. I kërkoi falje të gjithëve dhe premtoi se nuk do të bënte më një gjë të tillë, por duhej të dënohej. Ajo është një e kaluar duhet të shikojmë përpara, deklaroi Di Francesco.

Nainggolan këtë sezonë ka luajtur për Romën në 21 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime dhe nuk ka dyshim se është njëri nga lojtarët kyç të Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here