Barcelona ka shpallur blerjen e dytë të 11.8 milionë euro me kolumbianin Yerri Mina i cili u bashkua me katalanasit nga Palmeiras.
Mina ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçë e gjysmë.
Marrëveshja për Mina ishte që ai të bashkohej pas Kupës së Botës por dëshira e lojtarit ishte që të shkojë sa më shpejtë tek skuadra e Ernesto Valverdes.
Yerri Mina do ta forcojë mbrojtjen e Barcelonës pasi që Mascherano gjatë janarit mund të largohet tek skuadra kineze e Hebei China Fortune të cilët synojnë argjentinasin me përvojë.