Ronaldo i tregon Perez-it se cilin trajner e dëshiron në Madrid!

Zinedin Zidanen mund ta shpëtojë vetëm ndonjë mrekulli. Reali po luan larg pritjeve dhe ditët e tij në stolin e Realit janë të numëruara.

Presidenti i klubit Florentino Perez, nuk do ta shkarkojë Francezin sikur trajnerat e kaluar duke pasur parasysh faktin për atë që Zidane ka bërë për klubin dhe pa marrë parasyshë se si do të rrjedhin gjërat Zidane do ta udhëheqë Realin deri në fund të sezonit. Nga sezoni ardhshëm është e qartë që madrilenët do të kenë trajneri të ri.

Disa media Spanjolle kanë spekuluar se Joachim Low do të jetë pasuesi i Zidane.

Ronaldo ditëve të fundit ka pasur një takim me Florentino Perez ku i ka shprehur dëshirën e tij për trajnerin e ri të Realit. “Don Balon” shkruan se dëshira e Ronaldos është trajneri Gjerman Jurgen Klopp.

Stoli  i Real Madridit është një sfidë e madhe dhe na mbetet të shohim nëse Liverpooli do ta shesë edhe trajnerin e tyre.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here