Liverpool dhe Manchester City do të takohen nesër në derbin e xhiros së Ligës Premier.
Kjo nënkupton edhe takimin mes dysheve që dikur kanë punuar së bashku te skuadra e Borussia Dortmundit.
Bëhet fjalë për Jurgen Kloppin dhe Ilkay Gundogan, të cilët kanë qenë së bashku për tre vite te skuadra gjermane.
Por, trajneri gjerman e ka kërkuar mesfushorin edhe te Liverpooli, por një ofertë të tillë e ka refuzuar turko-gjermani.
“Kam folur me Jurgen për gjëra të ndryshme”, thotë Gundogan duke shtuar se “Ai gjithmonë më pëlqeu mua si lojtar dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk provoi të më transferojë.
Por mu ofrua mundësia të bashkohem me Manchester Cityn dhe të punoja me Pep Guardiola, ishte mjaft e qartë se dëshiroja të vija këtu”.
“Kur pata një rënie në karrierë për shkak të lëndimit tim, ai ishte mjaft i sigurt në transferimin tim. Kjo më dëshmoi se kurrë nuk kam gabuar me vendimin tim që t’i bashkohem Cityt.
Ata të dy janë menaxherë të mëdhenj dhe shumë ambiciozë. Unë kam pasur me fat me të dytë”, tha Gundogan.