PSG me 200 milionë euro blen përsëri nga Barcelona!?

PSG verën e kaluar e shokoi botën e futbollit me transferimin e Neymar dhe Mbappe, kurse mediumi i njohur TyC Sport shkruan për një bombë të re nga “Sheikët”.

PSG është e gatshme përsëri  të blejë nga Barcelona, kurse këtë rradhë në shënjestrën e rradhës është Sergio Busquets. Mesfushori i Barcelonës është njëri nga lojtarët kyç te Katalanasit dhe ai është lojtari që shpesh herë i nis sulmet gjithashtu edhe kontribon në mbrojtje.

Te Barcelona nuk mund ta mendojnë skuadrën pa të, kurse për kualitetet e tij janë të vetëdijshëm edhe në Paris dhe prandaj janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë prej 200 milion eurove.

Nasser Al-Khelaifi e dëshiron Spanjollin, por bëhet fjalë për një lojtarë i cili  luan në Barcelonë që nga viti 2008 dhe kjo për “Parizienët” është një mision i vështirë. Nuk është e mjaftueshme vetëm ta paguajnë klauzolën e tij por edhe ta bindin lojtarin.

Si opcion tjetër në rast se nuk realizohet transferimi i Busquet është Kante nga skuadra e Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here