Anthony Joshua i kishte premtuar publikisht duel Tyson Fury, në përpjekje për t’a ndihmuar të i rikthehet boksit.
“Ishte vendim i tij për të mos boksuar, askush nuk e detyroi. Ai kishte aranzhuar 2 duele me Klitschkon dhe nuk i bëri ato duele. Ka qenë joaktiv për 2 vjet”.
“A duhet të ndalet krejt industria e boksit dhe të pres atë? Ai nuk i ka trajtuar çështjet e veta si duhet, dhe unë nuk do e ndal karrierën time për të – do të vazhdoj me triumfe”, u shpreh Joshua.
“Njerëzit nuk e vlerësonin Furyn si një boksier zbavitës apo si njeriu i boksit, para duelit me Klitschkon. Vetëm deklaratat e tij e bënë të fitonte respekt dhe vështirësitë në të cilat ka kaluar i kanë dhënë më shumë vëmendje se sa stili i të boksuarit”, theksoi kampioni 28 vjeç i kategorisë së super të rëndë.
Edhe pse i kishte premtuar përballje Furyt pasi të fitojë 2-3 duelet e ardhshme, Joshua tani është duket se i ka rënë pishman, pasi këtë vit planifikon të luftojë me Deontay Wilder, nëse e mposhtë Joseph Parkerin në më 31 mars.