Edin Džeko i thotë „PO“ Chelsea

Në fillim mendohet se bëhet fjalë për spekulim të mediave por Edin Džeko është në bisedime me skuadrën e Chelsea.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se  Džeko ka pranuar ofertën e Chelsea.

Kampioni i Anglisë është në kërkim të një sulmuesi kurse vlera e transferimit pritet të jetë rreth 60 milionë euro. Roma do të përfitojë menjëherë 50 milionë euro kurse 10 milionë tjera në formë të bonuseve. Në rast se marrëveshja arrihet në “Olimpico” do të transferohej Michy Batshuayi.

Džeko te Roma ka luajtur 166-të ndeshje dhe ka shënuar 61 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here