Portieri i Atletico Madridit Jan Oblak duket se për momentin nuk është në listën e preferencave të Jurgen Klopp, tregoi Guillem Balague për Sky Sports.
“The Reds” duket se do ti bashkojnë forcat për të tentuar blerjen e lojtarit ose në janar ose gjatë verës por deri më tani asnjë ofertë konkrete nuk ka ardhur tek klubi nga kryeqyteti spanjoll.
Jan Oblak për momentin konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe për Liverpool do të ishte shpëtimtar pasi që nuk kanë fare siguri në portë me portierët aktualë.