Chelsea akord me Romën për transferimin e Dzeko

Konfirmimi zyrtarë për transferimin e Dzeko-s te Chelsea duhet të vijë mrenda ditës së sotme.

Mediat italiane dhe angleze kanë bërë të ditur se akordi është arritur dhe kanë ngelur vetëm disa detaje mes klubit dhe lojtarit. Boshnjaku do të përfitojë te Chelsea 8-të milionë euro në sezonë, dyfishi i asaj që përfitonte te Roma.

Një problem i vogël në bisedimet rreth transferimit është kontrata. Chelsea nuk ofron kontrata shumë të gjata lojtarëve me moshë mbi 30 vjet. Dzeko do të fitojë kontratë 3 vjeçare.

Transferimi i tij do të kushtojë 50 miliona euro, kurse bashkë me të në Londër do të arrij edhe Emerson Palmieri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here