Kjo është arsyeja pse Isco nuk u transferua te Barcelona

Para një viti Isco ishte me një këmbë jashtë nga Madridi. Megjithatë kishte përmirsim në formën e tij, u bë zgjedhja e parë e Zidane dhe e vazhdoi kontratën.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se shumë pak ka munguar që Isco ti japë një goditje Realit duke u transferuar te rivalët e Barcelonës.

“Diario Gol” ka zbuluar se Isco kur nuk ishte në formacionin  e parë të Realit ka qenë i gatshëm që të largohet, madje ka filluar edhe bisedimet me Barcelonën.

Isco ka kërkuar prej Barcelonës 12 milionë euro në sezonë dhe kërkesa e tij është refuzuar nga Barcelona.

Isco mbeti te Reali ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe e vazhdoi kontratën me mbretërit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here