Ndodh edhe kjo,Guardiola: Nuk kemi mjaftueshëm para!

Trajneri i Manchester Cityr, Pep Guardiola ka deklaruar se politika e klubit për transferime udhëhiqet me një buxhet të definuar i cili pamundëson transferimin e lojtarëve të ri në çdo moment.

City për një kohë ishte i interesuar për Alexis Sanchez, i cili u transferua te United ku do të përfitojë 350 000 paund në javë.

“Nëse dëshiron të garosh në 4 kompeticione të ndryshme, duhet të përballesh me lëndimet. Që të jesh i suksesshëm në të gjitha kompeticionet duhet të kesh 22 super lojtarë, por kjo është e shtrenjtë për çdo klub edhe për ne gjithashtu”, deklaroi Guardiola.

Guardiola ka theksuar se momentalisht City nuk mund të japë 100 milion paund për transferimin e lojtarëve.

“Për momentin nuk jemi në gjendje të paguajmë 80 ose 100 milionë paund për transferimin e lojtarëve, por në të ardhmen kjo gjë mund të ndryshojë”, përfundoi Guardiola.

City është vetëm një hap larg transferimit ti Aymeric Laportes nga Athletic Bilbaos për 65 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here