Klubi nga Torino Juventus ka konfirmuar se lojtari i tyre Cuadrado do të qëndrojë një muaj larg fushave të blerta pasi ka pësuar një dëmtim.
Pas kontrolleve mjekësore kolumbiani mësoi se lëndimi në ije mund të shërohet vetëm me anë të operacionit.
Kolumbiani të martën në mëngjes i është nënshtruar operimit dhe ai do të jetë jashtë fushave për së paku 30 ditë.
“Juan Cuadrado i është nënshtruar operimit për shkak të një problemi në ije në prezencë të Dr. Claudio Rigo, kurse operimi është kryer në Munich”, shkruan në një komunikim të klubit Bianconer.