Arsene Wenger në fundin e këtij sezonit do ti bëjë 22 vite në stolin e Arsenalit dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i tij i fundit.
Fansat e Arsenalit për një kohë të gjatë kanë kërkuar largimin e francezit. Duket se dëshira e tyre do të plotësohet. Si zëvendësuesit e Wenger, janë përmendur Allegri,Ancelotti si dhe ish trajneri i Dortmund, Tomas Tuchel.
Por mediat angleze kanë shkruajtur se nga sezoni i ardhshëm trajneri i Arsenalit do të jetë Joachim Low. Gjermani do të largohet nga përfaqsuesja e Gjermanisë pas mbarimit të Botërorit, për ta vazhduar karierën e tij në ndonjë klub. Low është përmendur edhe si zëvendësues i Zidane te Reali.
Gjermani e ka udhëhequr përfaqsuesen gjermane që nga viti 2006-të.