Real Madrid janë të shqetësuar për thashethemet që po qarkullojnë në lidhje me Keylor Navas dhe një ofertë të ardhur nga Liverpool për portierin, raporton Diario Gol.
Keylor Navas ka qenë një temë e nxehtë për një kohë të gjatë dhe klubi madrilen ka filluar të kërkojë zëvëndësues.
Por ajo që po shqetëson me të vërtetë drejtuesit e klubit madrilen është se portieri mund të bjerë në një gjendje të rëndë psikologjike dhe kjo mund të ndikojë shumë negativisht në paraqitjet me klubin.