Liverpool dhe Arsenal janë të dyja të gatshme që të paguajnë klauzolën prej 28 milionë eurosh për Kemer Demirbay të Hoffenheim, raporton Sport Bild.
Përfaqësuesi i kombëtares gjermane është një lojtar mjaft i kërkuar dhe gjatë verës duket se Arsenalin dhe Liverpool i pret një betejë e ashpër për të siguruar shërbimet e lojtarit turko-gjerman.
Liverpool duket më në presion për ta blerë lojtarin pasi që Emre Can nuk duket shumë i sigurt që do të qëndrojë tek “The Reds“.