Bashkimi shënon fitoren e dytë në Ligën Ballkanike!

KB Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike, duke mposhtur Ibar Rozaje në udhëtim me rezultat 78:93.

Skuadra nga Prizreni, KB Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë më radhë në Ligën Ballkanike, duke mposhtur Ibar Rozaja.

Kosovarët e nisen shumë mirë çerekun e parë 31:18, por vendësit arritën që në pushim të shkojnë me rezultat të barabartë 45:45.

Në pjesën e dytë KB Bashkimi tregoi forcën e saj, duke fituar në fund me rezultat 78:93.

Pas kësaj fitore Bashkimi ngritët në vendin e katërt më 13 pikë, duke rrit gjasat për t’u kualifikuar në play-off të kësaj gare

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here