Zidane demanton zërat: Spanjolli nuk largohet askund!

Skuadra e Realit mbetet pas Barcelonës me 19-të pikë pas barazimit me skuadrën e Levates 2-2.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Reali do ta shesë Isco-n dhe disa lojtarë për të krijuar hapsira për Hazard, Salah dhe Lewandowski.

“Dëshiroj që Isco ta mbyllë karierën te Reali. Ai është një lojtarë fantastik dhe nuk është e saktë që dëshirojmë ta shesim. Çdo lojtarë i kësaj skuadre është kyç. Unë e kam detyrën më të vështirë pasiqë duhet ta krijoj skuadrën e duhur”, ka thënë Zidane.

Zidan gjithashtu ka komentuar edhe rreth ndeshjes me PSG.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë, por e dimë se kush jemi dhe mendojmë pozitivisht. I dimë armët tona dhe mund ta ndryshojmë situatën shumë shpejtë. Dëshirojmë që të luajmë mirë dhe ta ngushtojmë diferencën, por tani jemi të fokusuar për PSG”, është shprehur Zidane.

Francezi ka deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të friksohet nga PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here