Është e njohur se Wenger është trajner i ndershëm dhe këtë e dëshmoi pas ndeshjes me Tottenham.
Golin e ndeshjes e shënoi Harry Kane duke kërcyer mbi Koscielny në minutën e 49-të.
Shumica mendojnë se bëhej fjalë për faull në sulm por…
“Ishte e rëndësishme se kush do ta shënonte golin e parë, por ne e pranuam atë. Kane e bëri dallimin si çdoherë. E shikova përsëritjen e golit dhe nuk kishte faull. Vetëm lojë e mirë nga sulmuesi”, ka deklaruar Wenger.
Pas kësaj ndeshjeje Tottenham ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, kurse Arsenal gjendet në pozitën e gjashtë me 45 pikë.