Portugezi ishte i qartë por Perez ka gjithmonë një plan.
Jose Mourinho ka përjashtuar çdo mundësi për largimin e David De Gea-s nga Manchester United.
“Kjo nuk vjen parasyshë. Nuk ka shanse. Me të vërtetë mendoni se një klub që transferon lojtarë si Pogba,Matic dhe Sanchez, do të lejojë që portjeri më i mirë të largohet. Kjo nuk ndodhë”, ka deklaruar Mourinho.
Pas kësaj deklarate është e qartë se De Gea nuk është për shitje.
Sipas disa zërave Real Madrid do të tentojë ta transferojë Courtois i cili dëshiron të rikthehet në Madrid.
Përveç De Gea dhe Courtois në listën e Perez është edhe Alison.