Skuadra e Liverpool përflitej se mund të transferonte një portier duke bërë që mediat të spekulonin për emra të ndryshëm të cilët mund ti bashkoheshin skuadrës angleze, por tani mesa duket Jurgen Klopp ka vendosur që ti besojë portën për sezonin e ardhshëm portierit aktual Loris Karius, deklaron The Telegraph.
Karius i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij javëve të fundit duke e bërë Liverpoolin që të heqë dorë nga interesimi që pati për portierin e Romës Alisson i cili ishte shumë i vështirë për tu transferuar për shkak të çmimit të tij shumë të lartë.
Loris Karius kishte deklaruar më heret se Liverpool duhet ti besojë atij portën dhe jo të bëjë një blerje të re, dëshirë kjo e cila mesa duket do të realizohet dhe tani barra bie mbi Karius në një repart ku Liverpool ka hasur problemet më të mëdha kohëve të fundit.