Arsenal po përgatitet për një jetë pa Wenger!

Arsenal po përgatitet për një jetë të re pa Arsene Wenger, sipas Daily Mail.

Josh Kronke, i biri i pronarit Stan, ka udhëtuar për në Londër për të bërë një rishikim të hollësishëm në të gjitha aspektet e klubit.

Derisa raportimet thonë se i riu nuk do të ndërhyjë në çështjet e nxehta të klubit si psh tek Arsene Wenger, largimi i tij do të bëhet për shkak të një premtimi të Ivan Gazidis i cili ka premtuar ndryshime rrënjësore tek Arsenal.

Francezi Arsene Wenger ka qenë një idhull për fansat e Arsenal gjatë kohës kur në skuadër kishte futbollist si Henry, Pires, Bergkamp por tani edhe tifozët po kërkojnë shkarkimin e tij për shkak të rezultateve të dobëta ku në Premier League gjendet në vendin e 6-të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here