Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino janë në listë për të zëvëndësuar trajnerin aktual të PSG Unai Emery, raporton Mirror.
Unai Emery është nën presion pas humbjes 3-1 në 1/16 e Champions League kundër kampionëve aktual të Real Madrid.
Në qoftë se Emery nuk arrin që të kualifikojë skuadrën e PSG në çerek finale atëherë drejtuesit e PSG do të fillojnë që të lëvizin në merkato ku objektiv kryesorë do të jenë Mauricio Pochettino, Jose Mourinho dhe ish trajneri i Barcelonës Luis Enrique.