Perez dëshiron Navasin jashtë skuadrës!

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka vendosur që prej sezonit tjetër Keylor Navas nuk do të jetë portieri startues i Real Madridit, raporton Don Balon.

Tani në objektivin e Real Madrid është vënë edhe portieri i Sevillas Sergio Rico, por objektivi kryesor i verës për Los Blancos do të jetë gardiani i portës së Manchester United, David De Gea.

Keylor Navas mesa duket i ka ditët e numëruara tek klubi madrilen pasi nuk është pëlqyer asnjëherë nga Florentino Perez dhe presidenti nuk e ka në plan ta mbajë më në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here