Real Madrid do të luajë sonte kundër skuadrës së Espanyol, ku do të rikthehet Sergio Ramos nga suspendimi që e mbajti jashtë fushës në fitoren e madrilenëve 4-0 ndaj Alavesit në Santiago Bernabeu.
Me një sy tek ndeshja kundër PSG, Zidane do të kërkojë që të administrojë lojtarët e vet në mënyrën më të mirë të mundshme pasi të shtunën ka një ndeshje në shtëpi kundër Getafes.
Zinedine Zidane është mjaft i vetëdijshëm për ngarkesën që kanë përjetuar futbollistët javëve të fundit dhe pikërisht këtë formë po kërkon që ta mbajë në nivelin optimal.
Ndeshjen e sotme do të lihen të lirë Ronaldo, Varane dhe Casemiro probleme me stomak.