Candreva i vendosur për një fitore në derbi!

Sulmuesi i Interit, Antonio Candreva, ka premtuar se do të jep më shumë se maksimumin në derbin ndaj Milanit në fundjavë.

Zikaltrit do të luajnë ndaj kuqezinjve të dielën mbrëma dhe është një ndeshje që luhet për një vend në Champions League.

“Do ishte një dhuratë (duke iu referuar fitores) për të gjithë ne dhe tifozët në të dielën, ka thënë Candreva për Premium Sport, që sot e feston ditëlindjen e 31-të.

Fitorja do të na ndihmonte shumë pas një periudhe të vështirë që kemi pasur dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për fundin e sezonit”.

“Shpresoj të shënoj së shpejti, do ishte mirë ta bëja në derbi për skuadrën dhe kështu të vazhdojnë për një vend në Champions League“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here