Arsene Wenger për disa vite me rradhë është me një këmbë jashtë Emirates, por në fund qendron në stolin e Arsenalit.
Nëse Wenger nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjasat janë të mëdha që Arsenal ta shkarkojë atë. “Topxhinjtë” si pasuesin e Wenger e dëshirojnë Luis Enriquen.
Megjithatë duket se Enrique ka zgjedhur Chelsean. Abramovic është për një kohë të gjatë me të në bisedime dhe duket se kanë arritur marrëveshje.
Enrique ishte tre vite trajner te Barcelona dhe arriti të fitojë disa trofe, kurse më herët udhëhoqi Romën dhe Celta Vigon.