KB Shkupi mposhtë Karposhin Sokolin!

0

Klubi i basketbollit Shkupi ka regjistruar fitoren e parë në gjysmësezonin pranveror dhe të tretën sezonale pasi ka fituar Karposh Sokolin me rezultatin 107:91, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Super Ligën e basketbollit vendor.

Bardhekaltrit nga Çairi zhvilluan një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, duke dominuar parketin gjatë gjithë takimit. Heronjtë e Shkupit në këtë përballje Adekoge i cili realizoi “Double Double”, me 23 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa në anën tjetër “Double Double” realizoi edhe Rid me 21 pikë të shënuara dhe 13 kërcime.

Fitore ka shënuar edhe Pelisteri në transfertë duke mundur Strumicën me shifrat 60:53, ndërsa basketbollisti më efikas i takimit rezultoi të jetë Luis me 23 pikë të realizuara. Në ndeshjet tjera nga ora 18:00 përballen takimet OhriBllokotehna, Rabotniçki – Gostivari dhe KumanovaKozhufi.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here