Liverpool i vendos çmimin Salah dhe i shokon të gjithë!

Mohamed Salah po shkëlqen këtë sezonë me skuadrën e Liverpoolit dhe nuk është habi që Real Madrid është i interesuar për shërbimet e tij.

Në rast se Reali është me të vërtetë i interesuar për Salah, Madrilenët do të duhet ta bëjnë ofertën e parë drejt Liverpoolit, kurse mediat spanjolle e kanë zbuluar shifrën e saktë.

Liverpool për Salah kërkon 180 milionë euro.

Salah me të vërtetë është një ndër futbollistët më të mirë në Premier League, por vështirë të thuhet se ai vlenë 180 milionë euro.

Megjithatë mbetet ta shohim se a është i gatshëm Reali ta paguajë një shumë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here