Shqetësimet që Hazard mund të largohet nga Chelsea vetëm sa po shtohen dita ditës për drejtuesit e klubit londinez, raporton the Mirror.
Këtë javë Chelsea u eleminua nga Champions League prej skuadrës së Barcelonës dhe vitin tjetër mund të mos marrin pjesë fare në qoftë se nuk e përmirësojnë vendin e 5-të në Premier League.
Pa pjesëmarrjen në Champions League, largimi i Hazard duket mëse i sigurt ku të gatshme për ta marrë belgun po presin Real Madrid dhe Paris Saint Germain.